Sot në për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis raporton ministri Abrashi

Arban Abrashi: Kërkesa e AAK-së për postin e kryetarit të shtetit është e padrejtë dhe e panevojshme

Kërkesa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për postin e kryetarit po shihet si e padrejtë dhe e panevojshme nga partneri i saj qeverisës Lidhja Demokratike e Kosovës. Megjithëkëtë në partinë e Isa Mustafës thonë koalicioni qeverisës është i qëndrueshëm dhe stabil. Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se mospajtimet brenda koalicionit mund të jenë edhe të natyrshme. Teksa shton se takimet mes krerëve të partive në koalicion janë të rregullta dhe diskutojnë për çështje të ndryshme të koalicionit. Derisa javë më parë Abrashi kishte thënë se presidenti i takon LDK-së, ai tashmë deklaron se nuk e kanë e trajtuar ende këtë çështje se kujt i takon pozita e presidentit. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që pjesë e ‘lojës’ për kryetar të bëhet edhe PDK-ja. Ministri i Infrastrukturës, Abrashi ka thënë se pavarësisht mospajtimeve, koalicioni është i qëndrueshëm me AAK-në. Sfiduese për Qeverinë e Kosovës mbetet edhe plani për rimëkëmbje ekonomike që nuk po arrin të kalon në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …