Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë përgjegjës koalicionin qeverisës se nuk po kanë vullnet dhe dëshirë ta miratojnë pakon e rimëkëmbjes ekonomike për t’i mbështetur qytetarët dhe bizneset në kohë pandemie. Ai tha se janë bërë tash gati 6 muaj që PDK ka propozuar pakon ekonomike e cila ndihmon secilin punëtor të sektorit privat me paga prej 300 euro, ndihmë konkrete gjitha bizneseve për qira, mbështetje për gjitha kategoritë sociale, por siç tha Krasniqi koalicioni qeverisës as nuk i ka votat për propozimet shterpe që i ka e as nuk po e mbështetë pakon ekonomike të iniciuar nga PDK. Ai i ftoi sërish deputetët e koalicionit që ta mbështesin propozimin e PDK-së për rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe qytetarët të marrin mbështetjen e duhur.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …