Kryetari Selmanaj, ka pritur në takim Zyrtar të MPB-së

Kryetari i Komunës së Deçanit  z.Rasim Selmanaj, nënkryetari z.Sami Cacaj, shefi i personelit z.Ismet Kukleci dhe bashkëpunëtor të tjerë kanë pritur në takim  përfaqësuesit e Sekretariatit për Siguri në Kosovë z.Bekim Podrimçaku Drejtor i Departamentit dhe analist për siguri, z.Kujtim Bytyqi zyrtar i lartë dhe z.Bledar Abazin  nga  MPB.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi në lidhje me ”Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm”  dhe Planin e Veprimit.

Pas prezantimi të këtij projekti  5  vjeçar nga fondet e Partnerëve Ndërkombëtar  në vlerë prej 5 milion €  për tërë Kosovën, komuna në bashkëpunim më organizatat jo qeveritare që veprojnë në komunën e Deçanit dhe mekanizmat tjerë institucional e fetar  mund të krijojnë qasje duke hartuar projekte të natyrave të ndryshme  për realizimin planit të veprimit i cili është hartuar nga MPB-ja. Këtë iniciativë e ka përkrahur kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj duke shpreh gatishmërinë  si institucion për bashkëpunim në realizim të projekteve të përbashkëta.

OJQ-të që veprojnë në komunë e Deçanit rreth mënyrës së hartimit të projekteve mund të drejtohen tek institucioni i komunës së Deçanit për të marrë informata shtesë rreth mënyrës së aplikimit dhe çfarë duhet të këtë brenda projektit të hartuar për të konkurruar në MPB.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …