Sindikata e Infermierëve të Kosovës pritet të mbajë sot konferencë për media para Klinikës së Kirurgjisë në orën 15:30. Kjo konferencë do të mbahet pas një takimi konsultativ që do ta ketë kjo sindiktaë me shoqatat e infermierëve, teknikëve të anestezionit, mamive, laborantëve, Odën e Infermierëve dhe bashkimin e sindikatave të lira të shëndetësisë së Kosovës lidhur me pagesën e orëve shtesë. Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistë tjerë shëndetësorë të Kosovës ditë më parë ka mbajtur një protestë, në shenjë pakënaqësie për mosrritje të pagesës së ndërrimeve të natës, rrezikshmërisë në punë, orëve shtesë dhe mosekzekutimit të shtesave prej 300 eurove në pagë.
Kontrolloni gjithashtu
Tri ditë pas inaugurimit, pllakën e heroit të kombit, Ismet Krasniqi, e ka dëmtuar dora e zezë e kolaboracionistëve
Amir Krasniqi, djali i heroit ka shpërndarë disa fotografi të dëmtimit të pllakës, derisa e …