leoni

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Betejat e shtatorit 1998 dhe ofensiva gjithëpërfshirëse! II

Në mëngjesin e datës 24 Shtatorit ditë e enjte ditë me diell shumë e bukur pas shiut. Zgjohem në ora 5 e mëngjesit dhe dëgjova zhurmën e dyzet ushtarëve qe ishin zgjuar e që kanë fjetur në katin përdhes në oden e Bajram Sallaukes të cilët bëheshin gati për të dalë në pozicione si që e quanim ne pika 2. Tjerët i takoja rrugës me shpejtësi vrap duke shkuar drejt pozicioneve. Kur mbërri të Shtabi gati askush s’kishte mbetur aty vetëm baca Idriz i zoti i Shtëpisë i cili me pyeti komandant si do ta kem sot ditën? Thash të zorshme shumë por do të fitojmë! Kjo përgjigje ishte  shpresa jonë, si dhe moralizuese për popullatën. Po ne popullata ç’të bëjmë juve thash u a kemi bë bunkerët të gjitha familjeve, futi në bunkerë dhe mos dilni pa ju urdhëruar, ne deri sa jemi gjallë luftëtaret, ata s’munden me depërtuar me ardhur  deri  të ju. Veç ruani nga granatat prej distance rrini në bunkerë! Njofto edhe kryetarin Musa Palushin që ta njofton këshillin e fshatit dhe tërë fshatin Budakovë.

 Magazinerit të armeve me dy tre ushtaret që ishin pranë shtabit i thash futni granatat dhe municionin në bunker bashkë me armet rezervë, sepse mundet ndonjë granat ta godit shtëpinë e Kadri Palushit dhe shpërthen granatat tona  që ishin brenda saj,në ajer shkon shtëpia. Kur shoh në derë Zaim Muqen -tani Hero- të cilin e kisha liruar për dy javë në shtëpi, nga se patë një ngatrrës me dikën aty në shtab. e për ta rregulluar situatën e largova për dy javë. Po ti i thash? Un tha komplet jam dhe erdha të mos la  ty i vetëm të vdesësh pa mua. Qeshem u përqafuam dhe u nisem drejt pozicioneve me një xhip suzuki që ma kishte huazuar  Halil Hameti nga fshati Maqitev daja i babës. Në at moment me njoftojnë nga Prizreni vëzhguesit e qytetit të udhëhequr nga Shaqir Gashi, thonë se ti kemi nisur 12 (pako) që do të thoshte 12 tanksa janë nisur nga Prizreni. Dhe katër (zarfe) që do të thotë kamion (maune) të mbuluara me ushtar. disa fletore e shumë lapsa. gjë që ne e kuptuam se vinë drejt neve 12 tanksa katër pesë kamion  një prag e disa pizgauer. Ne me xhipin shkuam të kompania nën Dardhishtë të Epërme te Aqif Kadriaj dhe pastaj mbi Mohlan Ku ishte komandant i kësaj kampanje Naim Qorolli në piken 2.

Biseduam dhe ndamë detyra e urdhra se kush kur duhet vepruar! Pastaj nga   Hysen Gega kthehemi nën shtëpinë e Bajram Sallaukes. për ta lanë xhipin pas murit të Cakajve. Doli Bajrami  te dyert dhe me pyeti çka te bëjë me familjen? I thash gjithë do te futeni në bunkerët ekzistues! Po fëmijët e gratë  i kam në traktor a bën t’i qoj kah stanet? Mirë thash ne jemi të vendosur të mos i lamë të depërtojnë armiqtë sa te jem gjallë! Por raketat e predhat granatat s’mundemi të i ndalim. Na pruri një bidon të madh me ujë dhe pimë sa mundem dhe u nisem drejt pozicioneve kur ne u nisem filluan granatat tri apo katër na ranë mbrapa nesh jo ma larg se 15- 20 metra pas nesh. Ne  gjithnjë me vrap afroheshim drejt  tyre dhe drejt pozicioneve tona. Kur arritëm horizontalisht në vij me pozicionet tona nën Shtëpinë e Beqes në Dardhishtë të ultë aty i thash Kujtimit dhe Fadilit të pozicionoheshin në dy qoshet e një shtëpie të re po sa e ndërtuar. dhe të ishin në mbështetjen time e të Zaimit si dhe të skuadrës së minahedhësve  që ishin ma poshtë se  ne. Ne u pozicionuam në stom të rrugës të cilën vendosem ta mbrojmë që të mos ngjiteshin autoblindat dhe tanket armike! Un kisha një zole pos armeve tjera  edhe zaimi një granat të përbëra sa gjashtë granata dore dhe kishte një dorëz për hedhje që s’mund hidhej  shumë larg, por pasi ishim në pozicion sipër armiqve mundnim me hedhur mbi 20 metra. Na u vendosem por nuk kishim kanale vetëm një bregore e vogël bri rruge, që trupi varej në pjerrtësi dhe ishte pak i mbrojtur  por kraharori dhe koka mbi shënjestra ishin të pa mbrojtura!

Kur arritën forcat armike në fund të Dardhishtës ndaluan te ara e Qerimit dhe aty zbriten nga kamionët e mjetet tjera luftarake filluan të shpërndaheshin në nisi të veçanta drejt pozicioneve tona. Unë kisha dhanë urdhër të mos i zbulojmë pozicionet para kohe dhe nuk do te arrinim rezultate në largësi, por duhet pritur brenda distancës 200 metra  sepse  ne na konvenonte lufta e afertë, ma se shumti mundë të i dëmtonim  armiqtë.

Në një moment vijën dy luftëtar duke kaluar prapa nesh dhe i ndala i pyes pse jeni vonuar? Komandant po i ja ndërrojmë vendin minahedhësit 82 mm sepse Arifi dhe Ganiu qe ishin vendos në një pozicion jo larg Ares së Qerimit ku dhe ishte arsenali i teknikes luftarake i ardhur me armiqtë, Na kanë dërguar me e ofruar ketë minahedhës ma të madh 82 mm sepse ata dy i kanë të vegjël 60mm . E thërras njërin eja këtu erdhi shiko i thash  përmes nishaneve te armës time po aty janë futur rreth 20 armiq dhe do te dalin në rrugë kryesore afër shtëpi së Demir Kabashit! Si duket po grupohen un dhe Zaimi i kemi në shënjestër por ti si të arrin të Arifi e Ganiu që ishin ekspert të minahedhësve të ju thuash menjëherë të godasin aty ku po te them! Në  kohë pesë minutash janë goditur me minahedhës dhe kemi parë që pat rezultat se kemi pa disa uniforma hedhur  mbi kqubat ku ishin futur ata dhe u dëgjuan ulërimat të mëdha, ne nuk ishim ma larg se 250 metra vijë ajrore. Në at moment ngritët në këmbë Zaimi dhe beri një piskamë o dilni he bijt e shkines dhe ja shkrepi një rafal. e ngreha për këmbe dhe i thash mos bre se nga se je qeros të vizllon koka nga dielli e te shohin prej pishave të Biraqit. Bjer për toke shihe këtu ne ketë zbrastirë dalin duke ikur drejt kamionëve të tyre merr ne thumb këtë pjesë dhe aty kah largoheshin i gjuajtëm me rafale të shkurta. Atëherë filluan të na granatojnë me pragë drejt nesh, goditi shtepinë e Beqes pikërisht ku i kisha than Zaimit sepse ishte në  pozitë të tillë dhe kishte një pikturë nen dritaren që ishte përball armiqve. nga ne ishte 20-30 metra  larg pastaj qëlluan qershinë qe e kishim po aq larg në te djathtë, qershisë i ranë shumë degë. Zaim shtrëngohu për toke! Radhën e kemi ne i thash,ne ishim të shtrirë me sy në shënjestra në at moment hedhin granata të shumta në drejtim tonin me tanksa e praga dhe na kap një predhë e cila kap edhe dheun ku ishim të mbështetur na rroku dhe na hedh dy metra prapa duke na kthyer në shpin. Kur pamë njeri tjetrin me habi ç’ka u bë tha Zaimi i thash mbulonte kokën se ta ka zhveshur e të shihet pjesa kockore e kokës, veje kapelën dhe shtrëngoje me dorë, shtriu  pak ma në gropë se prapë gjuanin. Kur mori me dorën e majtë kapelën me vendos mbi plagë nuk mundi se e kishte te shpuar shpatullën e krahut te majtë ja pash të shqyer uniformen mbante me të djathtën i thashë dhe mos lëviz. Kur ai me pa mua shih more çka të ka bë ty të shkon gjak nga koka edhe hundët me rridhnin gjak kur pash gjoksin mbi gjoksore ku kisha katër karikator e dy bomba kishte dalë gjaku mbi. Atëherë Zaimi Thirri Kujten dhe Fadilin me zë o u plagosem. Erdhën e na tërhoqën për nja 50-60 metra pas një muri me tulla (qerpiq) dhe shkuan ta marrin xhipin. Gjatë tërheqjes plumbat e snajperë e të mitrolozit 22 mm na binin rreth e rrotull pran nesh kjo ndodhi rreth orës 14,45 minuta. Aty ku na lan Zaimit i kishin mbet këmbët nga gjuri poshtë të pa mbrojtura, të pa mbuluara (mshefura) i kërkova të lëvizte pak nga muri me tha nuk mundem! Un e kapa për dorën e djathtë dhe përvoja ta tërheq por s’munda me mbuloj gjaku e mu errësua pamja atë herë kuptova që s’kam forcë dhe krahun e majtë mezi e lëviza pak, me ishte shpuar musku mbi bërryl tej përtej  fati  im që ashti nuk ishte dëmtuar.

Atëherë mora thikën dhe ja preva lidhëset e jelekut Zaimit, ai mori frymë ma lirshëm dhe lëvizi pak nga un ku nuk mundë të ja qëllonin këmbët. Në këto momente mora  në Radio-lidhje Gjevdet Berishen (Gjuvda) ku bashkë me Nezir Kryeziun dhe Vebi (Uka) e Mefail Berisha këta i kisha dërguar të i merrnin armët e mbetura në malet e Doberdelanit nga se i kanë mshefur ushtaret  kur janë shpartalluar me 22 gusht me ç’rast  kur komanda e brigadës 123 ka dezertuar. Kur u përgjigj  Gjuvda (Rapidi) kërkova të vijën sa ma parë dhe kjo ishte hera e par që kërkoja urgjencë zakonisht gjithmonë kërkoja siguri dhe asnjëherë kufizim kohe. Po  në ketë kohë me mori Jetulla Qarri (Guri) në radio  më  tha un erdha  me një nisi timen dhe jam me top 75 mm, mirë thash  vendose topin aty ku jemi marr vesh dhe menjëherë futja në drejtim të taksave e kamionëve të ara e Qerimit! Menjëherë vepro! për ç’do rast merre komandën në mungesë time, se un jam i plagosur. Guri Eu shajti në llogari të armiqve.

Erdhën  Fadili e Kujta me na marr e të na dërgojnë në spital në Buzhal,  sepse pozita e ambulantes ishte ma letë e dukshme nga armiku,aty ishte dr. Sejdi Elshani Naxhije Zyba Elshanj dhe dr.Drita Kuqi Sallauka. Ne shkonim drejt  spitalit gjatë rrugës Zaimi ankohej

se i dilte shumë gjak nga lëvizjet nëpër gropa, ata  Fadili e Kujta me pyesin mua a me u ngut a ma ngadalë? Veproni si pas mundësive sepse vazhdimisht  binin granatat para e pas nesh, me siguri shenestronin xhipin, një na ra ma afër se 15 metra nën shtëpinë e Murat Palushit tani ku e ka. Aty përdrodhi një lis të madh  gati na zunë rrugën para nesh. kur mbrrim në spital rojës i thash mos ju tregoni askujt për plagosjen time nuk duhet ta din ushtaret demoralizohen dhe frigohen për humbjen e Komandantit. Në derë të spitalit na prisnin Dr.Ibish Ahmeti,Dr.Sali Asllani,,Dr Fatime Kokollari.  Të gjithë mjek të përgjithshëm asnjë kirurg. Motër Valdetja dhe dy vajzat e Bajram Sallaukes. këta kishin dëgjuar krismat dhe gjithë ishin mobilizuar. Kur mbërrimë në derë  të Soitalit urdhërova merri me Zaimin se asht ma ranë i plagosur! Ata e morën e shtrin ne dhomën që quhej salla e operacionit. Mua me futen në një dhom në të djathtë ku ishte një shtrat për kontroll mjekësore dhe unë duke provuar me veshur  jelekun dhe uniformen bije në dysheme pa ndjenja. Atëherë doktoresha Fatime me një motër e cila me zgjoi me piskamë! O vdiq Komandanti! E ma pastronte tyren ma peshqir të lagur. Pasi u stabilizova pak, doktoresha filloj me mi përpunuar plaget. Dy copa mi hoqi në gjoks  mbi zemer e nëjeren në te djathtë nuk mundi ta nxirrte se kishte shkuar thellë tërthorazi në gjatësi dhjet cm. pas tri tentativave me gëresher pincet tërhiqte mish e nuk munde me nxjerr,e urdhërova ta lerë sepse sa herë nxite gërshani dilte gjak shumë si shiringë. Doktoresha filloj të me bind se nuk ban me mbet copa se mundet me të infektuar tërë trupin lere i thash në përgjegjësin time!

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …