Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë lirim të masave kundër përhapjes së pandemisë Covid-19. Mes tjerash ai bëri të ditur se maska do të mbetet obligative. “Çdo masë liruese do të ketë përcjellje të zbatimit të asaj mase, nëse lëvizim një orë për kufizimin e lëvizjes ose zgjatje të orarit të gastronomisë do të ketë dy ose tre masa shtesë, duhet të ecim me masa të kujdesshme”. “Propozimet konkrete i kam të harmonizuara sa i përket Ministrisë së Shëndetësisë do të kalojnë në diskutimin e brendshëm dhe to i përcjelli për Qeveri, janë disa vendime të cilat nga masat e fundit të marra më 28 korrik janë vendime të Qeverisë, nëse unë duhet të lehtësoj masat duhet të marrë vendimin e Qeverisë”, ka shtuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …