MINISTRI I ZHVILLIMIT RAJONAL ENIS KERVAN VIZITOI KOMUNËN E JUNIKUT

Komunën e Junikut e vizitoi Ministri i Zhvillimit Rajonal Enis Kervan, ku u prit nga kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi i cili edhe njoftoi me historikun e komunës së Junikut, themelimin dhe zhvillimin e saj, potencialet që posedon, si dhe sfidat dhe ndikimin që ka pasur pandemia globale në fusha të ndryshme e sidomos në gastronomi dhe turizëm në komunën e Junikut. Ministri Krevan shprehi kënaqësinë që viziton Junikun dhe që është pjesë e përkrahjes së projekteve zhvillimore për Junikun, ku shfaqi gatishmërinë për përkrahje dhe thellim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm duke jetësuar mundësit për binjakëzimin e komunës së Junikut me komuna me karakteristika të ngjashme nga Turqia. Kryetari Kuçi dhe ministri Krevan bashkërisht vizituan nga afër edhe fillim e punimeve të projektit “Finalizimi i shtëpisë bjeshkatare/alpine-faza II” në lokacionin Livadhi i Madh në bjeshkët e Junikut, projekti i bashkëfinancuar nga MZHR dhe komuna e Junikut (në vlerë prej 65,000.00 €).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …