Filloi ndërtimi i 1.5 km trotuar në Senik

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe realizmit të planit të investimeve, në fshatin Senik të Komunës së Malishevës, ka filluar ndërtimi i trotuarit 1.5 kilometër të gjatë, që e lidhë një pjesë të madhe të fshatit me shkollën. Në fillimin e punimeve në ndërtimin e këtij trotuari morën pjesë, i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina dhe drejtoresha e administratës, Besartë Kryeziu-Ramaj, e të cilët janë pritur nga kryetari i fshatit Senik, Besim Ramaj. Pasi është njoftuar me projektin, kryetari Begaj, i ka uruar banorët e fshatit Senik, për realizimin e këtij projekti, që ka rëndësi të madhe, sidomos për fëmijët, të cilët çdo ditë udhëtojnë për në shkollë dhe me ndërtimin e trotuarit, ju krijohet siguri më e madhe në lëvizje. “Besoj që me ndërtimin e trotuarit, krijohet një siguri më e madhe për të gjithë ata që ecin përgjatë rrugëve në fshat, e sidomos për fëmijët të cilët janë më të rrezikuar gjatë udhëtimit për në shkollë. Ju banorët të Senikut, ta gëzoni këtë projekt, ndërsa ne si komunë, do të vazhdojmë të angazhohemi në realizimin e nevojave dhe kërkesave të të gjithë banorëve të Komunës së Malishevës”, tha mes tjerash, kryetari Begaj. Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, ka sqaruar se trotuari është i gjatë 1.5 kilometër dhe mbulon një pjesë të madhe të fshatit, ndërsa ndërtimi i trotuarit mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e 11-të të rregullt

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Vitisë, e njëmbëdhjeta me radhë, janë shqyrtuar …