leoni

Përurohet rruga e asfaltuar dhe zhvillohet aksioni i pastrimit të parkut “Te Pishat” në Tërpezë të Vitisë

Në Tëprezë të Vitisë, konkretisht tek parku “Te Pishat”, është organizuar një aksion i madh i pastrimit, me nismën e Institucioneve komunale të Vitisë, me qëllim të ruajtjes së ambientit dhe natyrës, posaçërisht në këtë zonë e cila dita ditës po merr primatin e një parku shumë të frekuentuar nga vizitorët. Në këtë aksion, morën pjesë pos Institucioneve me drejtoritë komunale edhe FSK, KFOR-i, Policia, Organizatat Joqeveritare, kompanitë e pastrimit, institucione e subjekte tjera, banorët e zonës etj. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në cilësinë e organizatorit, është shprehur se ruajtja e natyrës ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit të popullatës. Ai ka shtuar më tej se aksioni i pastrimit që po realizohet në këtë park të bukur, do të jetë mesazh për vizitorët që vijnë dhe shijojnë këto bukuri, që pastaj edhe të mbrojnë atë nga papastërtia dhe mbeturinat. “Vet prezenca e juaj, dëshmon interesimin për ta ngritur nivelin e përgjegjësisë që ky park të jetë i pastër dhe ti kontribuoj shëndetit”,tha Haliti. Mirëpo, pos aksionit të pastrimit, u lëshua në qarkullim rruga e asfaltuar 1 kilometërshe, që lidh rrugën kryesore të fshatit, me këtë park. Qytetarët e komunës së Vitisë por edhe më gjerë, do ta kenë më të lehtë qarkullimin gjatë vizitës që do ti bëjnë Parkut “Te pishat” në Tërpezë, me realizimin e këtij projekti.”, është shprehur kryetari Haliti, duke premtuar se investimet në këtë park nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen. Asfaltimi i kësaj rruge është pjesë e projektit të asfaltimit të përbashkët të rrugëve në Smirë, Kolishte e Tërpezë, që kryesisht është investim komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …