I dërguari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak ka vazhduar bisedimet për dialogun Kosovë-Serbi, të cilat i ka nisur të hënën. Ai ka zhvilluar takime me Ministrin e Jashtëm finlandez dhe Sekretarin çek të Shtetit për Çështjet Evropiane. Lajçak shkruan se BE është e interesuar për rajonin e Ballkanit dhe mbështet dialogun Kosovë – Serbi. “Dy ditët e fundit kanë qenë një shenjë e qartë se BE-ja është shumë e interesuar në Ballkanin Perëndimor dhe mbështet fuqimisht dialogun Beograd-Prishtinë, nën kujdesin e BE,” shkroi Lajçak në Twitter.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …