Në kuadër të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot mbajti një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Ajo theksoi se homologu grek i ka konfirmuar mbështetjen e madhe të Greqisë në përmbylljen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit të gjerë rajonal politik dhe ekonomik, për të ruajtur qëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit në rajon, dhe fuqizuar perspektiven eurointegruese të rajonit. Shefja e diplomacisë tha po ashtu se në bisedë me homologun grek Dendias u theksua nevoja e thellimit të marrëdhenieve dypalëshe, duke thelluar edhe më tej dialogun praktik midis Kosovës dhe Greqisë.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …