Ali Berisha, sekretar organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se Qeveria duhet të reflektojë dhe të marrë seriozisht kundërshtimin e demarkacionit nga qytetarët, ekspertët dhe opozita. Duke kërkuar që procesi i shënjimit të kufirit të shpallet i pavlefshëm, ai ka tërhequr vërejtjen se nëse Kuvendi e miraton versionin aktual, atëherë kjo do të sjellë destabilizimin e vendit. Në një intervistë për ditoren ‘Epoka e Re’, Berisha ka bërë me dije se opozita do të vazhdojë kundërshtimin e saj me protesta. Ish-kryetari i Pejës, më tej ka thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte krijimi i një komisioni të ri, i cili do ta verifikonte dhe ta legjitimonte kufirin aty ku ka qenë gjithmonë, në mes të Kosovës dhe Malit ë Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …