Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa, është arrestuar. Këtë e kanë konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, që thotë se ende nuk ka informatë zyrtare. “Po e konfirmojmë arrestimin e zotit Sali Mustafa zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes. Si Ministri e Mbrojtjes ende nuk kemi informacion zyrtar. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar për shkaqet e arrestimit. Kur do ta kemi informacion shtesë do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai. Edhe Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë konfirmuar aktakuzën ndaj ish-eprorit të UÇK-së. Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett ka konfirmuar arrestimin e Mustafës si dhe konfirmimin e aktakuzës. Bennett ka thënë se ai po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …