KK i Malishevës shqyrtoi në lexim të parë buxhetin për vitin 2021

Kuvendi i Komunës së Malishevës, i udhëhequr nga kryesuesi Rrahim Morina, e ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt, ku në mesin pikave për shqyrtim dhe debat, ishte edhe drafti i buxhetit të Komunës së Malishevës, për vitin 2021, i cili sot u shqyrtua dhe u debatua në lexim të parë, ndërsa të fillim të javës së ardhshme, pritet të shqyrtohet në lexim të dytë dhe të miratohet. Fillimisht, anëtarëve të kuvendit, u drejtua Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili në pika të shkurtra e prezantoi buxhetin, ndërsa në detaje, buxhetin para anëtarëve të kuvendit e ka prezantuar drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku. Sipas drejtorit Mazreku, buxheti i planifikuar për vitin 2021, për Komunën e Malishevës, është afër 15 milion euro, ndërsa për investime kapitale janë të planifikuara 4.1 milion euro. Gjatë shqyrtimit, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, e kanë shqyrtuar këtë draft të buxheti, si dhe i kanë propozimet dhe mendimet e tyre, sidomos për pjesën e investimeve kapitale. Shqyrtimi i dytë i draft buxhetit do të bëhet të martën e ardhshme, më 29 shtator. Në mbledhjen e sotme, KK i Malishevës, e ka shqyrtuar edhe raportin e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, për përfundimin e vitit shkollor 2019/2020, si dhe përgatitjet për vitin e ri shkollor, 2020/2021, raport të cilin e ka prezantuar drejtori i DAE, Blerim Thaçi. Edhe në shqyrtimin e këtij raporti, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, i paraqitur mendimet e tyre, në veçanti për fillimin e vitit të ri shkollor, si dhe kanë parashtruar shumë pyetje lidhur me situatën me pandemi dhe përgatitjet e bërë për zhvillimin e porosit mësimor në këtë situatë. Në të gjitha pyetjet e drejtuara, është përgjigju drejtori i DAE.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …