Komuna e Rahovecit përfiton  nga GIZ-i 266 komposter

Falë bashkëpunimit të mirë që ka Komuna e Rahovecit me GIZ-in, ka përfituar 266 komposter, vlera e përgjithshme është 11 mijë euro, në këtë vlerë komuna e Rahovecit do të participoj me 1000 euro. Përfitimi i komposterave nga komuna është bërë përmes aplikimi, në thirrjen e publikuar nga GIZ-i në projektin Shërbime të Qëndrueshme Komunale për kompostim shtëpiak, ku është bërë përmes drejtorisë për Shërbime Publike në bashkëpunim me Zyrtaren e Lart për Mjedis Bjondina Ramaj Fazliu, Bjondina Ramaj Fazliu, Zyrtare e lartë për mbrojtje të mjedisit në Komunën e Rahovecit ka thënë se deri te përfitimi i 266 komposterëve ka ardhur pasi që si komunë i kemi plotësuar kushtet e kërkuara në thirrjen e publikuar nga GIZ-i. Punën të cilën jemi duke e bërë në vazhdimësi, presim që në të ardhmen të kemi edhe përkrahje si nga GIZ-i gjithashtu edhe nga institucionet tjera. Çfarë kompostohet, mund të bëhet kompostimi i mbeturinave organike që i prodhojmë në përditshmëri mund të dalin dhe të kompostohen për të përfituar pleh organik të shëndetshëm dhe krejtësisht bio.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …