Njoftim nga Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm për bizneset e Komunës së Rahovecit

Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm (DEZHT), në Komunën e Rahovecit njofton të gjithë bizneset e komunës se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka shpallur thirrjen publike për subvencionim të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) me pronësi të grave ndërmarrëse për të fuqizuar bizneset me pronësi apo me bashkëpronësi (se paku 50%) të grave ndërmarrëse. Në kuadër të kësaj, MTI/KIESA do të mbështesë me subvencionim me mjete financiare ndërmarrjet e tilla, nga 10 mijë e deri në 30 mijë euro. Gjithashtu, DEZHT njofton bizneset se në pamundësi të mbajtjes së sesioneve të dhënat më të detajshme mund ti gjeni në këtë vegëz : http://kiesa.rks-gov.net/page.aspx?id=1,134,473

Afati i fundit për aplikim është deri me datën 02.10.2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …