Nicholas Abbott, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka folur rreth zhvillimeve të fundit të Dhomave të Specializuara të Hagës. Ai është pyetur si e sheh punën e Dhomave Specializuara, ku ka thënë se këtyre ditëve është duke u parë një episod tjetër. “Jemi duke parë dokumente që po dorëzohen në Organizatën e Veteranëve dhe narrativa që është duke u zhvilluar në publik është se kjo flet për ndjeshmërinë e gjykatës, qëllimet e tyre, se kjo gjykatë është kundër Kosovës”. Ai ka thënë se kjo duhet të jetë duke u organizuar nga dikush, duke shtuar se përndryshe nuk e di kush do të ishte duke i dërguar dokumentet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …