Prokurori i Gjykatës Speciale, do të zbulojë se çfarë përmbajnë pakot e dërguara nga persona anonimë në selinë e OVL-UÇK-së

Të armatosur deri në dhëmbë, pjesëtarët e EULEX-it bastisin zyrat e Organizatës së Veteraneve të Luftës së UÇK-së

Të armatosur deri në dhëmbë, pjesëtarët e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), në kanë zhvilluar sot një aksion brenda zyrave të Organizatës së Veteraneve të Luftës. Ende nuk dihet arsyeja e bastisjes së këtyre zyrave, mirëpo rikujtojmë se së fundi në këto zyra kanë qarkulluar dosje të Gjykatës Speciale. Njësia Speciale e EULEX-it është duke asistuar në urdhrat e dhënë nga Gjykata Speciale. Dje ndodhi arrestimi i parë nga ky njësit, ku Salih Mustafa u nis menjëherë për në Hagë, ku së shpejti do të dalë para trupit gjykues si i akuzuar për krime lufte. Afër zyrave të OVL të UÇK-së,  ka arritur edhe Policia e Kosovës. Ndonëse nuk është përfshirë në aksionin bashkë me EULEX-in, ajo po qëndron në gjendje gatishmërie për të ndërhyrë në rast nevoje. Deri tani, Gjykata Speciale është duke bashkëpunuar vetëm me EULEX-in, ku dje ndodhi arrestimi i parë nga kjo gjykatë.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …