Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka dhënë një deklaratë për bastisjen që po bëhen nga EULEX-i në zyrat e kësaj organizate. Ai ka thënë se nëse shteti i Kosovës nuk merr masa, atëherë do të detyrohen siç tha ai “të luftojnë sikurse me Jugosllavinë”. “Ju thash ashtu dhe nëse shteti ynë nuk merr masa ndaj këtyre kriminelëve, do të jemi të detyruar të veprojmë ndaj tyre si ndaj Jugosllavisë”, është shprehur Klinaku. Ai ka theksuar se EULEX-i është duke kontrolluar të gjithë objektin. Kurse kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se institucioneve të Kosovës duhet t’u vije turp që lejojnë gjëra të tilla.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …