Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas bastisjeve të kryera nga Policët e EULEX-it me urdhër të Speciales në zyrët e OVL-UÇK-së. Ai ka thënë se vazhdon ta mbajë qëndrimin se publikimi i dosjeve të rrjedhura ka qenë i gabuar dhe se sipas tij do ta dëmtojë më së shumti Kosovën, shkruan lajmi.net. “Tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është i gabuar. Ne nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundërt të drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj. Ai e ka quajtur të panevojshëm bastisjen dhe operacionin e sotëm të EULEX-it, duke shtuar se secili person do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …