Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në seancën e sotme plenare po kërkon rishikim të masave anti-Covid. Pasi sipas tij ato janë marrë në “mes të verës” dhe nuk mund të funksionojnë në dimër. Haxhiu në seancën e sotme jashtë rendit ditës kërkoi edhe rikthimin e funksionimit të sistemit publik shëndetësor, e jo i tërë fokusi të jetë në menaxhimin e Covid 19. “Sot ku jemi në kohën para fillimit të fazës dimërore qeveria bashkë me institutin duhet të rishqyrtojë masat për anti-covdi pasi nuk mund të hyjmë në fazën dimërore me vendime të cilat janë marrë në mes të verës”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …