leoni

Bastisje - EULESH

RKL: Veteranët bastisën, prangosen nga policia e EULEX-it, ndërsa Qeveria hesht dhe me gojën mbyllur bëhet sikur flet…

Popullata liridashëse e vendit, invalidët, veteranët familjarët e dëshmorëve duhet ta shpallin “non grata” misionin militarist dhe antishqiptar të EULEX-sit, mision i cili qysh prej themelimit ka mbrojtur dhe mbron interesat e Serbisë.  

Sot misioni EULEX, i cili qysh prej fillimit është vendosur  dhunshëm në Kosovë, pas Shpalljes së Pavarësisë së vendit  tonë, zbuloi qëllimin e vërtetë, deri tani edhe  të kamufluar. Ata, të maskuar dhe të armatosur me armë dhe pajisje antiterroriste, hynë dhunshëm dhe pa paralajmërim në objektin e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, me qëllim të bastisjes, ndërkohë arrestuan edhe kryetarin e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati. Dje ata kanë arrestuar dhe kanë dërguar për në Hagë, eprorin e lartë të UÇK-TMK-FSK-së, Salih Mustafa. Ky mision militarist  në shërbim të politikës antishqiptare të Beogradit dhe të Moskës, nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë, nuk bashkëpunon me Policinë e Kosovës dhe vepron pa i dhënë llogari askujt.

Përderisa vepron në mënyrë arbitrare dhe nuk e njeh as e përfillë Qeverinë e Kosovës, popullata liridashëse e vendit duhet të shpallë organizatë “non grata”, meqë Qeveria nuk ka guxim të marrë një vendim të tillë, pasi është qeveri kuislinge  e BE-së, një organizatë, globaliste, politike e ekonomike, që nuk e njeh as e pranon pavarësinë e venit tonë.

Ndërhyrjet brutale dhe arbitrare të këtij misioni, brenda të cilit dominon elementi sllav, çek, bullgar, sllovak, rusë dhe pjesëtarë të kombeve sllave, është kryekëput mision antishqiptar. Këtë qëndrim racist e ka treguar me vepër, në mënyrë konkrete duke ndjekur, arrestuar e dënuar vetëm pjesëtarë të luftës së UÇK-së dhe asnjë serb, apo pjesëtar të ndonjë komuniteti tjetër pakicë.

Kjo polici militariste, nuk dallon me asgjë nga ish policia serbe e Milosheviqit, të cilën e kemi luftuar dhe me ndihmën e Amerikës, Anglisë dhe NATO-s e kemi përzënë nga Kosova.

Nëse Qeveria e Kosovës, nuk jep sqarime dhe nuk e publikon hapur qëndrimin e sa në mbrojtje të qytetarëve të vendit, atëherë qytetarët liridashës duhet të vendosin vetë, ashtu sikur kanë vendosur në raste të tilla dramatike edhe në të kaluarën…

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …