Masa e reciprocitetit ndaj Serbisë do të diskutohet në Bruksel
02/04/2016
Ekonomia, Lajmet
Vendimi i institucioneve shtetërore të Kosovës për masa reciprociteti ndaj kamionëve dhe maunave serbe që bartin naftë dhe gaz, do të vazhdojë të mbetet në fuqi edhe më tej. Bllokada që Qeveria e Kosovës u ka bërë automjeteve nga Serbia, si kundërpërgjigje ndaj pengesave që shkaktojnë autoritetet serbe, pritet të zgjidhet vetëm gjatë javës së ardhshme. Kjo çështje, sipas zyrtarëve serbë, ka gjasa të shtrohet në takimin e radhës në kuadër të bisedimeve teknike që mbahen në Bruksel. Të dyja palët janë pajtuar që duhet gjetur një zgjidhje afatgjate për këtë çështje dhe, javën e ardhshme kjo do të diskutohet në një takim të veçantë në nivelin e ekspertëve.