Nënkryetari i OVL- UÇK-së, Nasim Haradinaj është arrestuar nga policia e EULEX-it, pas fjalimit të tij para mediave, i cili ka deklaruar publikisht se tani e tutje nuk e njohin Gjykatën Speciale Duke folur me zyrtarët policorë, Haradinaj është njoftuar se ka një urdhër arrest ndaj tij. Fillimisht ai ka refuzuar të shkojë në veturën e hetuesve të Speciales, por më pas ka hyrë në veturën e Policisë së Kosovës. “Ne nuk e njohim këtë gjykatë. Kjo çfarë ka ndodhur sot na bën të mendohemi se a kemi shtet, a kemi organe shtetërore, a kemi parlament, edhe pse e dimë çfarë e kemi. A kemi Kushtetutë? A ka të drejtë dikush të hyjë në dhomën e gjumit pa trokit, as në zyre nuk bën të hyjë askush pa trokit. EULEX sillet kështu me neve sepse nuk na konsideron njerëz. Specialja nuk është e Kosovës”, kishte thënë ai. Gjatë ditës, policët e Eulexit i kanë kërkuar Gucatit ta thërrasë nënkryetarin e organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, para se ai të arrestohej.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …