leoni

KKSB në komunën e Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Shtator

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi e Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Shtator

KKSB-ja për rendë të ditës shqyrtoi:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

  2. Gjendja e përgjithshme e sigurisë në komunë

  3. Situata me koronavirusin

  4. Të ndryshme

Me mbledhjen kryesoi Kryetari i Komunës Rufki Suma. Lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë gjatë muajit Shtator raportoi Toger Nuhi Dema Komandant i Stacionit Policorë në Han të Elezit. Sipas tij muaji Shtator ishte i qetë dhe pa ndonjë rast të veçantë të cenimit të rendit dhe qetësisë publike. Ai tha se janë raportuar gjithsej 12 raste një ma shumë se vitin 2019 në muajin e njëjtë dhe të cilat do të trajtohen me procedura të rregullta. Toger Nuhi Dema tha se Policia e Kosovës është e angazhuar me tërë kapacitetin e sajë në zbatimin e Ligjit për Pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se qytetarët dhe bizneset në përgjithësi janë duke respektuar Ligjin. Lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë KKSB-ja doli me një deklaratë mbi zhvillimet në 24 orët e fundit të Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale, arrestimin e ish-oficerit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, si dhe zhvillimet gjatë ditës së sotme me bastisjen dhe vandalizmin në zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, arrestimin e Hysni Gucati, Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare dhe Nënkryetarit të OVL-UÇK, Nasim Haradinaj nga pjesëtarë të Misionit Evropian për Sundimin e Rendit dhe Ligjit (EULEX). Ndërsa lidhur me situatën e Korona Virusit në Komunën e Hanit të Elezit raportoi Kryetari i komunës së hanit të Elezit Rufki Suma. Ai i njoftoi të pranishmit lidhur me rastet aktive në komunë si dhe bashkëpunimin dhe komunikimin e vazhdueshëm me institucionet përgjegjës. Kryetari Suma tha se në Komunën e Hanit të Elezit, numri i të infektuarve është i vogël aktualisht vetëm 3 raste aktive dhe të cilët në masë të madhe janë duke respektuar obligimet e vetizolimit. Në takim u biseduan edhe çështje tjera në interes të gjendjes sa më të mirë të sigurisë në komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …