leoni

2 mijë nxënës sërish kthehen në bankat shkollore

Rreth 2 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme janë kthyer përsëri në Kosovë nga shtetet e BE-së, ku kishin migruar ilegalisht bashkë me familjet e tyre, në fund të vitit 2014 dhe fillim të vitit 2015. Këta nxënës, për fat të mirë, tashmë janë integruar në sistemin e arsimit, kryesisht përmes provimeve. Ky integrim, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, është jetësuar nëpërmjet një udhëzimi administrativ, i cili ka hyrë në fuqi që nga viti i kaluar. Përndryshe, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, 5,200 ka qenë numri i nxënësve, të cilët kishin braktisur Kosovën me familjet e tyre në dhjetor të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015. Kjo valë e madhe ikjesh u bë e mundur pasi Serbia qëllimisht hapi kufijtë dhe përmes propagandës e rrjeteve të trafikantëve, nxiti mijëra vetë të niseshin drejt Hungarisë, si vendi i parë i BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …