Halit Coka

Lutfi Coka: Për ju, politikanë dhe qeveritarë !

Politikanë dhe qeveritarë! Asnjëherë sovrani nuk ju thërret për t’a udhëhëqur,për t’a drejtuar apo për t’a sunduar. Politikanët e mirë dhe Burrat e shtetit,populli i thërret për t’i sherbyer kur dëshirojnë dhe vetë ato. Populli të thërret kur të beson. Besimi ështe emri dhe dekorata  më e lartë për një qytetar që ju thërret për të qënë shtetarë….Këtu dallohen udhëheqësit e shtetit nga “ kalimtarët “ e qeverive të dështuara.Burrat e shtetit dhe politikanët shembullor i sherbejnë besimit ,që u jep sovrani,ndërsa “kalimtarët” e qeverive të dështuar ,ulen këmbkryq mbi thesare!…Ky absurd nuk duket por, lëviz në supet e pabesisë ,të  mashtrimit dhe korrupsionit,ështe errësira që mbulon diellin e fatkeqësive,të nevojtarëve, të varfërve dhe të shpresëhumburve.Merita më e madhe ,shumë hipokrite  dhe kriminale  e politikës dhe e qeverive në kalim ,në këto  tridhjetë vite  është se nuk e kanë lënë që popullin të  bije në gjumë.Këto kanë qenë dhe janë mjeshtra konfliktesh,mjeshtra për përfitime vetiake dhemjeshtra luftës formale ,në dukje, mes vetes.

Pa konflikte demagogjike nuk mund të jetonin dhe të përfitonin shuma marramendëse!? …..Këto janë specie në zhdukje,por fatkeqësisht kanë qënë dhe janë prezente  në disa pjesë të historisë.Këto janë imazhi më i shëmtuar i shoqërisë tonë, për popullin e ndershëm dhe  shumë punëtorë.Ju pushtetarë dhe parapolitikanë   jeni me kollare por,fytin e keni të shkurtër  dhe llapën e gjatë,jeni injorantë të “dipllomuar”, të dështuar, sekserë të suksesshëm,që morët peng një pjesë të historisë dhe të pasurisë kombëtare. Shkatërrues të mëdhënjë, demagog të “ëmbël”karrieristë të çmendur delir për famë,dhe të pangopur me pasuri.Koha juaj jeton  në xhepat e hajdutërisë,dhe vdes në kartat e djegura të historisë. Ju politikanë keni vdekur dhe do vdisni tre here;si liderë  të korruptuar,teoricient të dështuar dhe s’i popullor të dënuar!.Pasi merrni besimine popullit ,ju shprheni idenë e heshtur prap me hipokrizi:Hani po deshët, jetoni sa të ketë mëshirë i forti, ju të mjeruar nuk keni zot! Na mbroni lirinë!

Mos pështyni bukën e fukarenjëve!

Mos lëpini gjoksin e parasë.!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …