Autoritetet amerikane ndalojnë disa prodhime të dyshimta serbe

Autoritetet amerikane kanë marrë vendim që të ndalojnë importin e dy lloj krem-bananeve që prodhohen në Serbi si dhe një sërë imputesh bujqësore, për shkak të cilësisë së tyre të dyshimtë. Këto prodhime, sipas Organizatës amerikane për prodhime ushqimore dhe medicinale, kanë përmbajtje të paligjshme dhe të padeklaruar të shtesave. Bëhet fjalë për krem-bananet ‘Bananica’ të kompanisë ‘Soko Stark Doo’ si dhe në ‘Choco Banana’ të kompanisë ‘PIK Takovo’. Po kështu, autoritetet amerikane kanë përfshirë në listën e prodhimeve të dyshimta edhe prodhimet e kompanisë bujqësore “Alltech-Fermin a.d”. Në vendimin e autoriteteve amerikane të sigurisë së ushqimit kërkohet që çdo import nga Serbia të ndalohet e të ekzaminohet. Ndërkohë, për fat të keq, në tregun e Kosovës të gjitha këto prodhime të dyshimta serbe janë jo vetëm të pranishme, por edhe vazhdojnë të blihen nga konsumatorët. Kjo nuk është hera e parë kur në prodhimet serbe evidentohen përmbajtje të dëmshme e kancerogjene, madje disa kompani serbe kanë krijuar linja të dyta prodhimi enkas për tregun e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …