Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas arrestimeve të djeshme nga ana e EULEX. Deliu thotë se Kosova gjithmonë ka bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare dhe se mënyra e arrestimeve të djeshme ishte poshtëruese. Sipas saj Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj ndaj drejtësisë ndërkombëtare, ndërsa zbatuesit e kësaj drejtësie duhet të dëshmojnë sjellje profesionale ndaj të gjithë të akuzuarve. “Kosova gjithmonë ka bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare dhe ka shërbyer si shembull. Prandaj, edhe EULEX-i si zbatues i urdhrave të Gjykatës Speciale është i familjarizuar tashmë me këtë fakt. Veprimet e fundit me rastin e arrestimeve të ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilat krijojnë përshtypjen e një operacioni në një vend armiqësor janë të papranueshme dhe deformuese të realitetit faktik” shkruan Deliu.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …