Një Shqipëri e bashkuar ishte ëndrra e të gjithë dëshmorëve të kombit dje - është aspiratë e të gjithë shqiptarëve sot Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar protesta

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar protesta. Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë thënë se kryetari i tyre, Hysni Gucati dhe nënkryetari, Nasim Haradinaj nuk janë arrestuar por kidnapuar nga policia e EULEX-it dhe nëse ata mbahen në Hagë, do të ketë protesta. Duke folur për aksionin e policisë së EULEX-it, Xhavit Jashari ka theksuar se forma, mënyra se si është ardhur EULEX-i në zyrat e OVL-UÇK-së është e dënueshme dhe e papranueshme. Për faktin se kanë ardhur njësitet e Speciales, e një gjykate të cilën ju e dini që ne nuk e njohim. Forma se si kanë ardhur në zyrat se si i kanë bllokuar hyrjet dhe daljet pa urdhër, dhe mos prania e vendorëve gjithashtu dhe largimi nga zyrat dhe duke dhënë urdhër që gjitha zyrat janë të hapura, kemi shumë dyshime. Sepse ata kanë mund pa qenë prezent dikush nga vendorët dhe vetë OVL-UÇK, kanë mund të bëhen montazhe siç ishte edhe spektakli i djeshëm. Veteranët e luftës çlirimtare nuk frikësohen nga aksionet e tilla por do të protestojmë e ky është turp për institucionet tona më të larta e në radhë të parë për Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …