Është paralajmëruar se të hënën pritet të nis seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale kundër çlirimtarit, Salih Mustafa, i arrestuar ditë më parë nga policia e EULEX-it. Dhomat e Specializuara, kanë njoftuar se Mustafa ballafaqimin e parë me Prokurorët e Specializuar do ta ketë të hënën në ora 15:00. Salih Mustafa ishte nga nismëtarët e parë për krijimin e organizatës ilegale Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës e cila gjatë viteve të ’90-ta angazhohej për përgatitjen e popullit për luftë të armatosur çlirimtare. Për shkak të këtij angazhimi, Salih Mustafa arrestohet dhe dënohet me 5 vite burg nga regjimi i Sllobodam Milloshevit. Pas përfundimit të burgut, ai angazhohen në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës deri në përfundimin e luftës çlirimtare. Mandej ai angazhohet në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, deri në arrestimin e tij.