Komuna e Lipjanit dhe udhëheqja e Ujësjellësit “Prishtina”, bashkërendojnë planet zhvillimore

Bordi i Drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. në krye me Amir Gashi së bashku me ushtruesin e detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të kompanisë Ilir Abdullahu, takuan të shtunën kryetarin e komunës së Lipjanit, Imri Ahmetin.

Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës aktuale të rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza, furnizimin e qëndrueshëm dhe konsistent me ujë të pijshëm, donatorët dhe investimet, si dhe për procesin e zbatimit të  Ligjit për faljen e borxheve publike.

Udhëheqja dhe menaxhmenti i KUR ”Prishtina” sh.a. e njoftuan kryetarin Ahmeti lidhur me planet konkrete të bashkëpunimit, projektet specifike zhvillimore, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet Ujësjellësi Rajonal i Prishtinës, në kontekst të përmirësimit dhe zgjerimit të rrjetit, zvogëlimit të humbjeve teknike dhe komerciale të ujit, trajtimit të ujërave të zeza dhe rritjes së inkasimit të borxheve në komunën e Lipjanit.

U ritheksua përkushtimin maksimal, kundrejt bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe bashkërendimit të investimeve në funksion të ngritjes së efiçiencës dhe furnizimit sa më të mirë me ujë të pijshëm dhe të kualitetit të lartë, duke i cilësuar komunat si palë kyçe të interesit.

Kryesuesi i Bordit, Amir Gashi shprehu falënderimet për  kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti për gatishmërinë e tij personale dhe të komunës së Lipjanit, për mbështetje të vazhdueshme të të gjitha projekteve dhe investimeve në rrjetin e ujësjellësit dhe ujërave të zeza për qytetarët e kësaj komune.

Nga ana tjetër, kryetari Ahmeti përgëzoi udhëheqjen aktuale të KUR ”Prishtina” sh.a. për konceptin e udhëheqjes dhe mënyrën e qasjes ndaj palëve të interesit dhe u zotua se Komuna e Lipjanit me të gjitha kapacitetet e saj do e mbështesë këtë kompani rajonale në kontekst të avancimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të investimeve si dhe trajtimit ndër institucional të çështjeve të lartë përmendura, duke e ritheksuar si rëndësi tejet të veçantë inkuadrimin e komunave  në zgjidhjen e problemeve në fushën e  ujësjellësve. Ai poashtu ngriti para Bordit dhe menxhmentit të ujësjellësit si çështje të rëndësisë së veçantë prishjet teknike të paraqitura ditë më parë në fshatin Janjevë, të cilat  e çrregulluan me të madhe furnizimin me ujë të pijshëm për këtë fshat. Me këtë rast KUR ”Prishtina” kishte marrë masat adekuate për tejkalimin e kësaj gjendje të krijuar, përmes intervenimeve nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit dhe inxhinierët e kompanisë.

Përmirësohet furnizimi me ujë të pijshëm për fshatin Janjevë

Pas përfundimit të takimit, Bordi i Drejtorëve dhe U.D. i kryeshefit ekzekutiv të KUR ”Prishtina” sh.a. vazhduan rrugën drejt fshatit Janjevë, për të inspektuar këto punime teknike. Fshati Janjevë nga 3 prilli 2016 do të ketë furnizim shumë më të mirë me ujë të pijshëm.

Punime teknike në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit, drejt përmirësimit të shërbimeve ndaj konsumatorëve në zonën e shërbimit do të ketë në vazhdimësi, në të gjitha zonat operative të KUR ”Prishtina” sh.a.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …