Trust

Zeka: Mjetet e trustit kanë efekte pozitive për ekonominë e Kosovës

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka vlerësuar se lejimi i qytetarëve për të përdorur një pjesë të kursimeve të tyre në trust, do të ketë efekte pozitive për ekonominë e Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se përkundër që qarkullimi i bizneseve ka shënuar rënie mbi 1 miliard euro në pandemi, deputetët të cilët paguhen nga taksapaguesit nuk janë llogaridhënës për miratimin e planit për rimëkëmbje ekonomike që parasheh edhe tërheqjen e 10 përqind të kursimeve në Trust. Ai ka theksuar më tutje se kjo situatë duhet të shihet si mjaft shqetësuese nga ligjvënësit për dëmin që është shkaktuar nga pandemia Covid-19. Koalicioni Qeverisës duhet që të arrin një konsensus edhe me partitë tjera opozitare që të votohet Plani për rimëkëmbje ekonomike, ka porositur drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …