Përleshje të ashpra ndërmjet forcave ushtarake të Armenisë dhe Azerbajxhanit

Situata e tensionuar mes Armenisë dhe Azerbejxhani sot ka eskaluar në përleshje të armatosur mes ushtrive të këtyre shteteve në rajonin e kontestuar mes tyre, Nagorni karabak. Njoftohet se gjatë ditës së sotme, ka pasur luftime të armatosur mes të dyja ushtrive dhe viktima në civil të paarmatosur. Armenia ka akuzuar forcat e Azerbajxhanit se kanë bombarduar vendbanime në Nagorno Karabak, të buanuar kryesisht me armenë etnik, por kjo është mohuar nga Azerbajxhani. Ndërkohë, se ka nisur një operacion ushtarak si kundërpërgjigje ndaj bombardimeve, në të ashtuquajturën “Linjë të Kontaktit”, që ndan forcat e këtij shteti me ato të Armenisë. Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit tha se forcat e saj “po ndërmarrin masa hakmarrëse dhe trupat tona kanë në kontroll të plotë situatën operacionale. Përleshjet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit janë intensifikuar muajt e fundit. Rajoni i Nagorno Karabakut dhe shtatë qarqe të tjera të Azerbajxhanit, u morën nën kontroll nga separatistët e mbështetur nga Armenia, të cilët shpallën pavarësinë gjatë konfiktit të viteve 1988-1994 por nuk është njohur nga asnjë vend.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …