Të hënën para Gjykatës Speciale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të dal ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, gjeneral, Agim Çeku. Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij, Artan Qerkini. Ai ka njoftuar gjithashtu se ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, gjeneral, Agim Çeku do të dalë para Gjykatës Speciale të hënë si i dyshuar për krime lufte. Ai do të përgjigjet në pyetjet e prokurorëve të Speciales selinë e Gjykatës Speciale në Hagë për periudhën e luftës dhe pasluftës dhe krimet që kanë ndodhur në atë kohë.
