Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, të shtunën foli për heqjen e vijave të kuqe me partinë e Kadri Veselit. Deklaratat e tij u kritikuan sidomos nga ish-partneri i koalicionit, Vetëvendosje. Mustafa thotë se në kohën kur Kosova po ballafaqohet me akuzat e Gjykatës Speciale, bisedimet në Uashington e pandeminë COVID-19, është e pakuptimtë të mos kërkohet bashkëpunim në skenën politike. Lideri i LDK-së po e sheh të nevojshëm bashkëpunimin ndërmjet partive politike. Kreu i LDK-së thotë se problemet e vendit nuk zgjidhen me politika populliste, me të cilat nuk ofrohet zgjidhje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …