Që nga marsi e deri më tani në Kosovë janë regjistruar 15 mijë e 379 raste me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në vendin tonë janë 15 mijë e 379 persona të infektuar me koronavirus. Sipas IKSHPK-së, që nga muaji mars në vendin tonë nga ky virus kanë ndërruar jetë 616 persona. Mirëpo, bazuar në statistikat e IKSHPK-së, janë gjithsej 13 mijë e 64 persona të cilët kanë arritur të shërohen nga ky virus. Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 699 raste aktive me koronavirus.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …