Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, e ka sfiduar ish-kryeministrin Albin Kurti lidhur me arrestimet e fundit të Gjykatës Speciale. Molliqaj e ka pyetur Kurtin se ku është sot ai dhe çka mund të bëhet tash kundër Speciales e jo të merret vetëm me histori. “Ku ishe ti kur u votua Gjykata?! Kjo pyetje, më shumë sesa pyetje retorike është mungesë guximi për t’u pozicionuar sot. Siç duket, ata që pyesin për fajtorët e djeshëm, e duan Gjykatën sot. A dëgjuat, sot paskan thënë se Gjykata nuk mund të ndalohet dot më. Adem Demaçi pati thënë: “kurrë nuk është vonë me u koritë”. Siç nuk është vonë as me u mbushë mend. Diskutimi është tash dhe këtu. Ku je ti sot? Çfarë mund të bëjmë sot?”, ka shkruar ai. Derisa, Albin Kurti ka thënë se nuk mund të zhbëhet Gjykata Speciale derisa tha se po të ishte në pushtet do t’i ndihmonte dhe mbronte luftëtarët e UÇK-së. Molliqaj ka thënë se UÇK-ja nuk bënë të mbrohet vetëm një herë dhe në një votim por kjo duhet të ndodhë gjatë gjithë kohës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …