Këshilli Protestues Kundër Riorganizimit të Shkollave në komunën e Dardanës e mbështet bashkësinë lokale Karaçevës së Poshtme për organizimin e protestës kundër mbylljes së shkollave. “Këshilli Protestues në nivel të bashkësive lokale, përkrah iniciativën e bashkësisë lokale Karaçevë e Poshtme, për organizimin e protestës më datë 30.09.2020 (e Mërkure), ora 13:00, para Qeverisë së Kosovës, kundër mbylljes së shkollave. Këshilli Protestues, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe shoqërisë civile që të përkrahin protestën kundër mbylljes së shkollave. Me distancë dhe me maska, deri në rikthimin e fëmijëve në shkollat e tyre!”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …