Kryetari Haliti nderohet me titullin “Ambasador i Paqes “ nga Komiteti Botërorë për Paqe

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është nderuar me titullin Ambasador i Paqes  nga Komitetit Botërorë i Paqes. Certifikatën e këtij titulli të lëshuar nga  Presidenti i Komitetit Botëror të Paqes, Dr. Djuyoto Sunfam, ju është dorëzuar kryetarit Haliti nga përfaqësuesi i këtij komiteti Dr. Rabit Sadiku. “Sot kam nderin të ja dorëzoj kryetarit Haliti certifikatën me titullin Ambasador i Paqes. Me të vërtetë kryetari Haliti ka bërë një punë të mirë për qytetarët që duhet vlerësuar” u shpreh Dr. Sadiku. Ndërkaq Kryetari Haliti theksoj se këtë çmim ja dedikon të gjithë bashkëpunëtorëve të tij. “Ndihem i nderuar për këtë vlerësim që më është bërë nga Komiteti Botëror i Paqes. Atë ja dedikoj të gjithë bashkëpunëtorëve që kanë punuar në të mirën e qytetarëve tanë. Titujt si ky na japin forcë që të vazhdojmë edhe në të ardhmen me punë të mira në interes të komuniteteve” u shpreh Kryetari Haliti. Përndryshe në ndarjen e këtij titulli ka marrë pjesë edhe Tahir Shabani, Ambasador Nderi dhe Komisioner i Lartë për Paqen Botërore si dhe Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Franko – Shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …