Kryetari i tanishëm i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe kandidati i Partisë Demokratike për këtë post, Joe Biden, do të përballen të martën në mbrëmje në debatin e parë presidencial. Ky debat pritet të sjellë betejë të ashpër politike që do të përcillet nga miliona njerëz. Debati që do të zgjasë 90 minuta e paraqet fillimin e fazës përfundimtare të garës për Shtëpinë e Bardhë para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Joe Biden po vazhdon të ketë epërsi të konsiderueshme në sondazhe para garës. Sipas një sondazhi të gazetës “New York Times” me 950 votues të mundshëm, që u bë javën e ardhshme, Bideni ka 8 për qind epërsi ndaj Trumpit. Megjithatë, performanca e tyre në debat mund t’ua ndryshojë kandidatëve përqindjen e përkrahjes.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …