Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media ka folur për vijat e kuqe të partive politike dhe konkretisht për heqjen e këtyre vijave nga Lidhja Demokratike e Kosovës për PDK-në. Veseli është shprehur se nuk komenton pozicionet e të tjerëve, por ua ka rikujtuar partive politike porosinë e tij para zgjedhjeve për mos t’i vendosur vijat e kuqe. Ai ka thënë se pyetja për vija të kuqe nuk i takon, sepse nuk ka vënë vija të kuqe asnjëherë. Kreu i PDK-së së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë mbajtur konferencë për media pasi komuna e udhëhequr nga Lladrovci është shpallur komuna më së miri e qeverisur edhe këtë vit. Veseli është shprehur se ky shembull do të përcillet në komuna të tjera, derisa ka bërë të ditur se kandidatët për kryetarë komunash do të bëhen të ditur shumë para zgjedhjeve lokale.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …