Vetura

Largohet detyrimi për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së për në Kosovë

Qytetarët e Kosovës do ta kenë më të lehtë të blejnë vetura jashtë vendit nga sot. Kjo për arsye se në Komisionin për Infrastrukturë ka kaluar projektligji që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së. Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati. “Në Komisionin për Infrastrukturë, sapo kaloi projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, Zvicrra dhe Norvegjia. Falenderoj të gjithë anëtarët e Komisionit që i dhanë mbështetjen këtij ndryshimi, dhe shpresoj që së shpejti ky projektligj të marrë mbështetjen edhe në seancë plenare. Vullneti i qytetarëve nënshkrues të peticionit po zbatohet!”, ka shkuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …