Sqarimi i ministrit, Blerim Kuçi rreth shkrimit, “Kompania e ministrit Kuçi shpërblehet me tender 5 milionësh”

Blerim Kuçi: Lajm i madh për Kosovën në energji!

Pas një angazhimi afatgjatë të rrjetit tonë të transmisionit KOSTT si dhe disa qeverive me radhë, sot hyri në fuqi marrëveshja e kyçjes KOSTT dhe ENTSO-E.

Kjo marrëveshje:

E bën Kosovën palë të barabartë me rrjetet tjera të transmisionit në Evropë.

Mundëson operimin si Zonë e përbashkët Rregulluese Kosovë-Shqipëri.

Ndal padrejtësinë e vazhdueshme që nga paslufta, ku Serbia ka inkasuar të hyrat nga energjia tranzite që ka kaluar nëpër rrjetin e Kosovës, dhe

PËRFUNDIMISHT kjo marrëveshje kornizon kufijtë energjetik të Kosovës.

Përtej entuziazmit dhe suksesit të jashtëzakonshëm, kjo marrëveshje prodhon edhe shumë obligime teknike të operimit, për të cilat KOSTT-i në vazhdimësi ka dëshmuar përgjegjësi dhe kapacitet të lartë të menaxhimit.

Kurse ne si Qeveri, jemi duke punuar fuqishëm për të shtyrë përpara opsionet mbi zgjidhjen e problemit të inkasimit në veri të vendit, si problem i trashëguar që nga paslufta.

Dua të falënderoj partnerët tanë ndërkombëtar, të cilët na mbështetën në vazhdimësi në këtë proces.

Shpresoj që kjo do të reflektohet edhe në zgjidhjen e problemeve energjetike në veri, sepse përtej çdo problemi politik që mbretëron në atë pjesë, kjo është çështje e sundimit të rendit dhe ligjit.

Çdo konsumatorë ka të drejtë të patjetërsueshme për qasje në furnizim dhe shërbime me energjie elektrike, dhe po ashtu çdo konsumatorë duhet të paguajë për furnizimin dhe shërbimet në mënyrë të barabartë në gjithë territorin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …