RKL: Fushata kundër vlerave të UÇK-së vazhdon, por ata që bashkuan armët për çlirimin e Kosovës, “prej luftës nuk largohen...” I

RKL: Paragjykimi malicioz i Ehat Miftarajt lidhur me vrasjen e pretenduar të dëshmitarëve

Kush është ky, Ehat Miftaraj,  që kërcënon dhe mundohet t’ i frikësojë veteranët dhe qytetarët liridashës, se në rast se vritet një dëshmitar i Hagës,  kushdo qoftë dhe nga kushdo qoftë, barra do t i bie veteranëve të UÇK-së? Punën e kujt e bën ky?

Udhëheqësi dhe juristi i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj,  në emisionin “DESKU” të KTV-së, deklaroi se që nga 2014, Kosova ka pasur kompetenca për të hetuar, ndjekur dhe gjykuar krimet e luftës, përpos atyre që kanë qenë në proces të EULEX-it, por nuk sjellë asnjë shembull sa shqiptarë dhe sa serbë i ka dënuar me burg EULX-i gjatë 10 viteve.

Ky farë juristi ka saktësuar se në rast të vrasjes së dëshmitarëve, për akuzat sikur ato që po zhvillohen  ndaj Hysni Gucatit e  Nasim Haradinajt, parashihet burgim i përjetshëm.

Pse paragjykon vrasjen e dëshmitarëve dhe e përzien atë me publikimin e emrave të tyre, ky farë juristi i këtij farë instituti, të kësaj farë drejtësie, këtë nuk e ka thënë,  por e ka lënë të nënkuptohet.

“Kohëve të fundit po shohim interpretim të situatave më shumë me ndjenja duke marrë përbazë atë që ka ndodhur para 20-22 viteve, e jo me realitetin se çka nënkupton Gjykata Speciale, çka nënkupton mandati i saj dhe si duhet të sillemi të gjithë ne në raport me të”, ka thënë Miftaraj.

Sipas tij,  të gjithë qytetarët e Kosovës duhet t’i përgjigjen Speciales, sepse qenka obligim kushtetues dhe ligjor. Të gjithë qytetarët e Kosovës pa marrë parasysh veteran të luftës apo ushtarë të UÇK-së e kanë për obligim që t’i përgjigjen pozitivisht këtij mandati”, ka thënë ai. “Çdo kush që bie në kundërshtim me këtë sigurisht se do të ketë pasoja. Në fund të proceseve gjyqësore mund të ndodhë të kemi më shumë të akuzuar për pengim në administrimin e drejtësisë, se sa ndoshta aktakuza për krime lufte që dalin nga raporti i Dick Martyt”.

 

Ky dhe të tjerë nga soji i tillë edhe në kohën e Milosheviqit kanë kërkuar që të akuzuarit e regjimit t’ iu përgjigjen gjykatave, sepse gjithnjë kjo qenka e drejtë dhe obligim kushtetues për çdo qytetar. Kështu paska qenë dashur të veprojë edhe Adem Jashari, Jasharët e bashkëluftëtarët e tyre.

Natyrisht për mënyrën si rezonin dhe logjikon ky njeri, asnjë shqiptar, asnjë i akuzuar nga Gjykata Speciale, nuk guxon të mos e njohë atë dhe detyrimisht u dashka t i përgjigjet asaj.

Në emër të cilës drejtësi flet ky njeri, që ka formuar një Institut, përderisa nuk e di se  secili njeri në botë ka të drejtën e tij legjitime,  njerëzore, ta njohë apo mos ta njohë një regjim, një gjykatë, një kushtetutë, një qeveri, sepse është e drejtë autonome, individuale, ekskluzive, një e drejtë njerëzore që buron nga korpusi i të Drejtave të Njeriut kudo në botë. Këto vlera dhe kjo liri e fjalës, nuk vlejnë për juristin, Ehat.

Janë dhjetëra mijëra shqiptarë të dënuar me ligjet  i ish Jugosllavisë së këtij farë juristi, që kurrë nuk e kanë pranuar regjimin jugosllav dhe janë ata e shumë të tjerë që e kanë minuar nga brenda atë regjim, pastaj në fund kanë marrë armët dhe e kanë luftuar dhe e kanë dëbuar nga Kosova, krejt kjo ka qenë kundër Kushtetutës së Serbisë dhe Qeverisë së Jugosllavisë, sepse asokohe bota na ka njohur për qytetarët të RSFJ-së, dhe baballarët e këtyre farë juristëve e kishin mbështetur e mbrojtur atë regjim me tërë qeniet e tyre.

Pse nuk e flet asnjë fjalë ky farë juristi dhe të tjerë nga kotilla e tij, se asnjë kriminel serb nuk është ftuar as do të ftohet nga Gjykata Speciale për të dhënë llogari për 13 mijë shqiptarë të vrarë e të masakruar, por themelohet  gjykatë  ndërkombëtare për vrasjen e 87 kolaboracionistëve të Serbisë e tradhtarëve të kombit?.

Ky i mjerë dhe mjeranët e tillë nuk mund ta kuptojnë kurrë sesi vdiset për liri e atdhe, sepse lirinë ua ka  sjellë në pjatë gjaku i dëshmorëve dhe pushkët tona çlirimtare dhe ai e të tillët bëjnë kokrrën e qejfit dhe na kërcënojnë nëpër medie, sidomos në jugo-mediet e Veton e Flaka Surroit, përjetësisht të lidhura me idealin e bashkim vëllazërimit, me monumentin e bashkim vëllazërimit, të ndërtuar në kohën e Rankoviqit, që simbolizon “barazinë e serbëve malazezëve dhe shqiptarëve”  dhe që ende mbahet “këmbë”, në qendër të Prishtinës,  dhe ajo që është edhe më skandaloze vendi quhet,  “Sheshi i Adem Jasharit”.

Deri sa kemi këtë gjendje, derisa kemi këtë klasë titiste të ringjallur, vetëm në Kosovë dhe askund në vendet e ish Jugosllavisë, madje as në Kroaci, natyrisht se do të kemi me bollëk edhe mendje të robëruar në Kosovën e lirë dhe të pavarur, të cilët madje tregohen trima me djalë dhe na kërcënojnë para ekraneve, me gjuhën djallëzore të pushtuesit serb.

Realisht paragjykimi dhe kërcënimi i tillë, në emër të drejtësisë së këtij farë Instituti, zbulon vetëm shpirtin e  tij mercenar, sepse ai shqiptar që ka marrë pushkën dhe ka luftuar  kundër regjimit pushtues e gjakatar të Jugosllavisë së Tiros, Rankoviqit, Millosheviqit,  nuk frikësohet ta thotë në Hagë, apo e kudo në botë, “plaç, se nuk të njoh dhe nuk ke çka më bën”. Këtë e ka thënë me gojën plot, nënkryetari i Veteranëve të Kosovës, Nasim Haradinaj, duke injoruar çdo pasojë individuale  që mund të ketë, sepse ideali i tij është Kosova, liria, bashkimi i kombit dhe mbrojtja e vetvetes dhe jo me kokën ulur sikur do të donin, serbët, proserbët, mercenarët, tradhtarët, dëshmitarët e instruktuar dhe të mbrojtur të Gjykatës inkuizicionale, raciste e fashiste  ishi-ishët e regjimeve okupatore dhe bashkëpunëtorët e Hagës dhe  të ish regjimeve okupatore.

Luftëtarët e lirisë iu kanë përmbajtur dhe i përmbahen  motos së tyre jetësore: “Ecim para vëlla, kthim prapa nuk ka!

Karavani ecën, qentë, lehin e lehin…

Kontrolloni gjithashtu

Kongresi i Manastirit i vitit 1908

Më 22 nëntor të vitit 1908 kishte kryer punimet Kongresi i Manastirit

Më  22 nëntor të vitit  1908 kishte kryer punimet Kongresi i Manastirit, i cili kishte filluar  …