Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë thirrje që deputetë e Kuvendit të Kosovës ta votojnë projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Ai përmes një shkrimi në rrjetin thotë se lufta kundër efekteve negative në ekonomi të shkaktuara pandemia është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhim të përbashkët. “Në këtë aspekt është mjaft dëshpëruese dhe sipas njohurive të mia edhe rast unik në Evropë se për herë të 5-të në Kuvendin e Kosovës nuk është arritur marrëveshje për draft-ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike. Ajo që duhet urgjentisht nga gjithë përgjegjësit është fryma e kompromisit. Qytetarët e Kosovës me të drejtë e presin këtë”, ka shkruar Rohd.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …