Maliq Sheholli, në rrethana të pasqaruara ishte vrarë, në Kosovë në vitin 1997. Djali i tij, Fatmir Sheholli, është ftuar për të dëshmuar në Gjykatën Speciale pavarësisht se legjislacioni e Speciales parasheh qe të trajtojë vetëm vrasjet e ndodhura nga viti 1998 deri në vitin 2000. Ai ka thënë se në Speciale janë arsyetuar se “zinxhiri i komunikatave të UÇK-së e imponon edhe hetimin e vrasjes së babait të tij”. Shaholli konsideron se një avokat i mirë do t’ia rrëzojë tezat Gjykatës Speciale për shkak të hetimit të rasteve, që nuk janë në mandat të saj. Fatmir Sheholli thotë se UÇK nuk ka pasur gisht në vrasjen e babait të tij, por sipas tij disa komunikata të lëshuara kuturu, janë çështje që do të hulumtohen.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …