leoni

Kosova Med Healthcare dhuroi 1400 maska për tri institucione publike në Malishevë

Sot, pronari i ” Kosova Med Healthcare”, Kastriot Asllani dhuroi 1400 maska për tri institucionet publike të Komunës së Malishevës, 1000 maska për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ”Shpëtim Robaj” në Malishevë, 200 maska për Administratën e Komunës së Malishevës dhe 200 maska për njërën nga shkollat në Komunën e Malishevës. Këtë donacion e pranoi, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ku e falënderoi pronarin e ”Kosova Med Healthcare”, Kastriot Asllanin, për donacionin e dhuruar me maska mbrojtëse për punëtorët e administratës komunale, nxënësit e shkollës dhe QKMF-në, pasi që ende virusi korona paraqet rrezik infektimi, prandaj ne të jemi mirënjohës për këtë donacion dhe shprehim gatishmërinë që së bashku të luftojmë kundër pandemisë me COVID-19. Për këtë shembull human, Kryetari, Begaj e nderoi me mirënjohje, pronarin e ”Kosova Med Healthcare”, Kastriot Asllanin.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …