Ftesë Publike për zgjedhjen dhe zëvendësimin e anëtarit/es të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe

Në bazë të nenit 51.12 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës 03/L-040, nenit 4 pika 2 të Ligjit për Hoçën e Madhe të komunës së Rahovecit, nenit 3 të Udhëzimit Administrativ nr. 11/2014 për themelimin, zgjedhjen, përgjegjësitë dhe funksionimin e Këshillit për fshatin Hoçë e Madhe dhe Vendimit 01 Nr.1031 për themelimin e Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe,  Kuvendi i Komunës së Rahovecit, shpall këtë:

Ftesë Publike

Për zgjedhjen dhe zëvendësimin e anëtarit/es të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe. Këshilli i fshatit Hoçë e Madhe përbëhet prej 5 anëtarëve, gjegjësisht 2 qytetarë të Komunës së Rahovecit – shqiptar; 2 banorë të fshatit Hoçë e Madhe dhe një nga Kisha Ortodokse Serbe, i cili duhet të jetë banor i fshatit Hoçë e Madhe. Përgjegjësitë e Këshillit, ndër të tjera, kanë të bëjnë me mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë fetare dhe kulturore si dhe planifikimi hapësinor dhe rural të fshatit Hoçë e Madhe. Ftohen të interesuarit që të konkurrojnë për  anëtarë/e të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe. Preferohet që aplikantët të kenë përvojë në lëmitë vijuese:

Ruajtjen, zhvillimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të fshatit Hoçë e Madhe, si dhe të komunës së Rahovecit në tërësi, Gjithashtu, preferohet që anëtari/ja e Këshillit të kenë kualifikime relevante-superiore siç janë: arkitektë, historianë, arkeologë, gjeografë ose pjesëtarë të OJQ-ve të ndryshme të cilat mirën me njohjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Aplikacionet, që përbëhen nga kërkesa, CV-n dhe dëshmitë për përvojën tuaj në lëmit  e theksuara më lartë,  duhet  t’i dorëzoni në Zyrën e pranimit të KK-së,  duke cekur për Kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Rahovecit. Ftesa mbetet e hapur 15 ditë nga dita e publikimit të saj ne veb.faqen zyrtare te komunës si dhe në mjetet e informimit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit, respektivisht pas datës 15 tetor 2020, nuk do të merren në shqyrtim.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …