Punëtorët shëndetësor gjithmonë ishin në vijën e parë të frontit dhe mburojë në shpëtimin e jetës së njerëzve tanë. Për të shprehur respektin e lartë për punën vërtetë heroike të personelit mjekësor gjatë pandemisë, por edhe gjatë gjithë kohës, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec. Të vetëdijshëm se sa jetik është sektori i shëndetësisë, e ndjejmë obligim të përhershëm fuqizimin e institucioneve shëndetësore dhe mirëqenien e mjekëve e infermierëve ka thënë kryetari Latifi. Po ashtu kryetari Latifi i ka njoftuar personelin mjekësorë se së shpejti pritet të hapet edhe Objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare – Emergjenca në Rahovec, gjë që do të lehtësojë punën e personelit të cilët pritet të punojnë në këtë objekt, si dhe do të ndikojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët të cilët shërbimet shëndetësore i marrin në këtë qendër mjekësore. Mirënjohës përherë për secilin që ka kontribuar në forma të ndryshme në këto ditë jo pak të vështira! Ka thënë mes tjerash kryetari Latifi.